E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon konfiskimin e pronave të Balilit, ja lista
Lajme

Prokuroria kërkon konfiskimin e pronave të Balilit, ja lista

Prokuroria ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e pasurive të Klemet Balilit i arrestuar për trafik ndërkombëtar dorge dhe në prices gjyqësor.

Ja njoftimi i Prokurorisë për krime te rëndë

Prokuroria per Krime te Renda ne perfundim te hetimit te procedimi pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili, i cili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar  në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”; ka paraqitur kerkesen per konfiskimin e pasurive te meposhtme:

Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.