E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj avokatit Ulian Bajrami
Flash

Prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj avokatit Ulian Bajrami

Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për avokatin Ulian Bajrami. Hetimi ndaj tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më 17 tetor 2025 në qytetin e Elbasanit.

“Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për procedimin penal nr. 7882, të regjistruar për veprat penale ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘kundërshtimit dhe goditjes së gjyqtarit’ dhe ‘kanosjes së gjyqtarit’ ndaj shtetasit Ulian Bajrami për ngjarjen e regjistruar më 17.10.2025 në Elbasan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Avokati Ulian Bajrami u arrestua në tetor të vitit të kaluar pas akuzave se kishte kërcënuar një prokuror gjatë një seance në Gjykatën e Elbasanit.

Ai u arrestua nga policia në sallë për disa akuza, përfshirë “kanosje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim të gjyqtarit”, por u lirua dy ditë më pas pasi prokuroria vendosi se nuk ishin plotësuar kushtet për ndalim të mëtejshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.