E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria pushon dosjen për nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba
Lajme

Prokuroria pushon dosjen për nënkryetarin e KQZ-së Denar Biba

” A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Këto janë disa nga fjalët e bëra publike nga përgjimi mes ish kryetarit të KQZ-së Denar Biba e gjyqtarit shqiptar në Strasburg Ledio Bianku, që sollën një akuzë të rëndë për anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tentativën për të shantazhuar gjyqtarin që të shtynte sa më tutje vendimet e Strasburgut për çështjen e pronave në vend.

Por sipas prokurorisë së Tiranës, një akuzë e tillë nuk qëndron dhe për këtë arsye është pushuar këtë të premte.

Organi i akuzës e mori në shqyrtim këtë dosje dhe arriti në konkluzionin se Denar Biba nuk e ka shantazhuar në emër të qeverisë gjyqtarin Bianku. Përgjimi i publikuar vitin e kaluar nga media e shkruar online i përkiste vitit 2014.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.