E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria rihap hetimet për vrasjet e ’21janarit’
Publik News

Prokuroria rihap hetimet për vrasjet e ’21janarit’

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të rihapë hetimin për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, më 21 janari të vitit 2011, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

viktinat e ’21 janarit’

Organi i Akuzës ka rihapur hetimet vetëm për Nikën dhe Dedën, pasi për dy të vrarët e tjerë janë mbyllur hetimet dhe ka të dënuar, ndërsa vrasja e tyre mbeti pa autor.

Rihapja e “21 Janarit” për vrasjen e Aleks Nikës bën që të ripyeten edhe njëherë personat që kanë pasur dijeni për ngjarjen, si Garda, si dhe familjarët e të ndjerit. Gjithashtu, Akuza do të kërkojë edhe rihetim të predhës së gjetur në kokën e Aleks Nikës, e cila në fakt, nga hetimi i parë që i është bërë në Turqi, ka rezultuar se është tërësisht e dëmtuar. Ishte Policia e Tiranës, që i kërkoi Prokurorisë të rihapë hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.