E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria tregon pistat e hetimit për qëllimin e publikimit, ja kush janë subjektet private që i blenë të dhënat
Lajme

Prokuroria tregon pistat e hetimit për qëllimin e publikimit, ja kush janë subjektet private që i blenë të dhënat

Në një deklaratë për mediat drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka treguat pistat e hetimit ku është përqendruar deri më tani prokuroria për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.

Sipas Imerajt, dy personat e arrestuar që janë punonjës zyrtarë i kanë shitur të dhënat e pagave tek “subjektet private që punonjnë në fushën e përmbarimit me agjeci të ndryshme që këto të dhëna i kanë përdorur për qëllime të tyre apo qëllime të tjera”.

“Duke pasur parasysh faktin që një veprimatari e tillë ka disa muaj që po zhvillohet që me patronazhistët sic janë pagat e për të vijuar me targat apo të dhëna të tjera prokuroria e policia ka qenë në funksion të plotë me veprime të kryera në kohë dhe objektivitet që të vendosë para përgjegjësisë penale cilindo person.

Pista tjetër e hetimit për ti shkuar deri në fund jo vetëm për personat që kanë poste shtetërore që kanë shfrytëzuar postin e tyre për ti marrë shfrytëzuar apo shitur
por edhe për ata njerëz që kanë krijaur akssin e pasjes së të dhënave.

Ne konkludojmë sot këtë fazë të hetimeve deri në këtë moment e zgjodhëm ta bëjmë me dije në një komunikim publik duke marë parasysh vëmendjen interesin dhe dëmtimin e interesave të ligjshme të puiblikut të gjerë.
Garantojmë për një hetim objetkiv të plotë deri në fund duke zbuluar dhe qëllimin e autorëve për ti përdorur apo për qëllime të ndryshme”.

Pyetje: Dy zyrtarë i kaanë shitur kush janë këto subjekteve private, kush janë këto subjekte private dhe a ka konfuzin prokuroria sa i përket qëllimit të shpërndarjes së këtyre të dhënave ?

Elisabeta Imeraj: Grupi i hetimit, ka qenë i devotshëm në kryerjen e hetimeve në gjithë pistat duke përfshirë dhe qëllimin e publikimit të këtyre të dhënave apo pasqyrimit të të dhënave përmes mediave apo ëhatsapp.

Deri tani është agtritur të zbulohet mekanizmi si këto të dhëna të përfituara nga punonjës që kanë për detyrë të kenë aksesin kanë mundur ti aksesojnë dhe ti përdorin.

Fakti i dytë është që këto të dhëna janë shitur, punojësit që punojnë në sektorin privat i kanë blerë dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera, në momentin e dytë për qëllimet do hetohet cdo lloj individi apo subjekti apo tërësie subjektesh që kanë një qëllim të caktuar përdorimin e tyre .

Subjektet private punonjnë në fushën e përmbarimit me agjecxi të ndryshme që këto të dhëna i kanë përdorur për qëllime të tyre apo qëllime të tjera.

Jemi në fazë hetimi jo vetëm për punonjës shtetërorë që janë evidentuar me emra që kanë pasur akses e kanë përdorur dhe shitur të dhënat, por edhe subjekte të tjera që i kanë përdorur këto të dhëa përmes mekanizmit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, gjatë një prononcimi për media në lidhje me ecurinë e hetimeve për skandalin e pagave, zbuloi se punonjësit të cilët dyshohet se kanë nxjerrë të dhënat personale janë të emëruar te Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Kryeprokurorja e Tiranës shtoi se megjithëse ata rezultojnë të punësuar te AKSHI, detyrën e tyre e ushtrojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

1

“Unë shpjegova mekanizmin, nga kanë dal këto të dhëna. Është zbuluar se këto të dhëna kanë dalë nga x person, IT pranë drejtorisë së tatimeve. Më pas është bërë ndjekja zinxhir e qarkullimit të të dhënave dhe është zbuluar se këto të dhëna u janë shitur subjekteve të tjerë.

Unë e shpjegova se prokuroria po heton jo vetëm mekanizmin e ngjarjes, por edhe në drejtim të qëllimit të shpërndarjes së tyre.

Për aq kohë sa ne kemi një konkluzion të qëllimit të përdorimit të tyre nuk mund të themi që kemi këtë apo atë hipotezë. Do ta quaja një vepër penale që cënon të drejtat e qytetarëve. Vijojnë hetimet. Ka dy momente në rangun e një hetimi, e para që lidhet me grumbullimin e provave dhe momenti dytë që lidhet me qëndrimin e mbajtur personalisht nga të dyshuarit. Duke qenë se këtu hynë e drejta e privatësisë së tyre, ne nuk mund të japim më shumë detaje.

Unë nuk e di çfarë thonë nga ana e opozitës dhe pozitës, nga ana jonë është hetuar e gjithë veprimtaria që lidhet me nxjerrjen e pagave.

Realisht janë të punësuar te AKSHI, pa çka që ushtrojnë detyrën si punonjës në Drejtorinë e Tatimeve”, tha Imeraj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.