E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria tregon pse u liruan 5 serbët e arrestuar dje
Lajme

Prokuroria tregon pse u liruan 5 serbët e arrestuar dje

Pesë serbë janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës në Gjilan pas dyshimit se kanë kërcënuar, shantazhuar dhe kanë bërë presion ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të dhënë dorëheqje nga ky institucion.

Mirëpo, të pestit pas intervistimit i ka liruar Prokuroria në procedurë të rregullt. Lirimin e ka arsyetuar duke thënë se provat e policisë nuk ishin të mjaftueshme për ndalim apo paraburgim. Arrestimi i të dyshuarve është përcjellë me reagime nga autoritetet në Beograd, të cilat kanë kërcënuar edhe me tërheqje nga dialogu në Bruksel.

Shefi i të ashtuquajturit Qarku i Anamoravës së Kosovës, Radovan Stojkoviq; drejtori i degës së Shërbimit Kombëtar të Serbisë për Punësim, Jovan Deniq; i punësuari në Ushtrinë e Serbisë, Nenad Stojanoviq, si dhe dy të tjerët të papunë, Aleksandar Gjorgjeviq dhe Nenad Stojanoviq janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan nga Policia e Kosovës.

Që të gjithë janë shtetas kosovarë. Për arrestimin policia ka njoftuar përmes një komunikate të dërguar për media.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.