E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria vendos bllokimin e tragetit të ardhur nga Brindisi
Publik News

Prokuroria vendos bllokimin e tragetit të ardhur nga Brindisi

Pas kapjes së ngarkesës me mbetje të rrezikshme në portin e Vlorës, ditën e sotme Prokuroria e këtij qyteti ka vendosur bllokimin e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë, deri përfundim të hetimeve për të përasktuar llojin dhe sasinë e lëndës së rrezikshme.

lende kimie

 

Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj së bashku me policinë kufitare dhe autoritetin portual kanë inspektuar tragetin ku u gjeten mbetjet.

Mamaj theksoi që po pritet përfundimi i hetimeve për të saktësuar se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë dhe rrezikshmërinë e tyre.

Sekuestrimi u be diten e djeshme, 20 shkurt 2020. 

Policia e Shtetit ditën e djeshme njoftoi se ishte finalizuar operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë
    A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë
    A. G., 48 vjeç, banues në Vlorë
    F. T., 71 vjeç, banues në Vlorë
    E. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë
    Z. K., 45 vjeç, banues në Vlorë

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

lende kimike

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.