E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PROKURORJA QË RA SOT NË ‘RRJETËN E VETTINGUT’, MIJËRA EURO TË PAJUSTIFIKUARA (PASURIA)
Lajme

PROKURORJA QË RA SOT NË ‘RRJETËN E VETTINGUT’, MIJËRA EURO TË PAJUSTIFIKUARA (PASURIA)

Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, njëherazi kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk e ka kaluar me sukses vettingun.

Sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, përbërë nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko, rezultoi se prokurorja nuk e justifikon dot pasurinë.

Nikëhasani ka në pronësi të saj një apartament 90 mijë euro në Tiranë, një shtëpi banimi në Lezhë me vlerë 28 mije euro, njëjësi shërbimi në Lezhë si dhe një automjet ‘Toyota’ me vlerë rreth 19 mijë euro.

KPK do dalë me një vendim, ditën e enjte për prokuoren e cila sipas të gjitha gjasave do të shkarkohet. Vlen të thuhet se prokurorja nuk zgjodhi të mbrohej me një avokat seancën e sotme, por u përball vetë me anëtarët e KPK.

Më herët, KPK ka larguar nga sistemi gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.