E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurorja Silvana Lule konfirmohet në veting
Lajme

Prokurorja Silvana Lule konfirmohet në veting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë prokuroren e Tiranës, Silvana Lule.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Silvana Lule. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën më 27 tetor, Komisioni evidentoi mungesë të burimeve financiare të bashkëjetuesit të Lules në blerjen e një apartamenti dhe të dy makinave, për të cilat ajo dha shpjegime dhe kërkoi që në vlerësimin përfudimtar të mos përfshiheshin pasuritë e tij. Gjithashtu, u relatuan edhe tre denoncime për të cilët subjekti tha se kishte kryer hetime të plota.

Procesi i rivlerësimit për prokuroren Lule u krye nga trupa e e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Silvana Lule përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe u emërua në Prokurorinë e Vlorës. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.