E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronari dhunoi turistët spanjollë, policia bllokon lokalin në Porto Palermo. Dyshohet se nuk ka dokumente të rregullta
Lajme

Pronari dhunoi turistët spanjollë, policia bllokon lokalin në Porto Palermo. Dyshohet se nuk ka dokumente të rregullta

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në bregdetin shqiptar, lokali i Mihal Kokedhimës, në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

 

Policia, menjëherë pasi arresoi 51 vjecarin Kokëdhima, sepse akuzohet që dhunoi turistqt spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

Sakaq, vetë Mihal Kokëdhima, ndodhet në paraburgim, pas arrestimit dhe pritet të dalë në gjyq ditën e hënë.

Sot, Panorama publikoi edhe pamjet me video nga momentet e sulmit të Mihal Kokëdhimës mbi furgonin më turistët spanjollë, që ishin larguar nga restoranti i tij sepse nuk u kishte pëlqyer peshku dhe shërbimi.

Ne videon që mund ta shihni edhe më poshtë, duket gjithcka ndodhi ne 3 km rruge, ku Kokedhima i hipur mbi makine, thyen xhamin, teksa gjakohet edhe vete dhe zgjat doren te kape pasagjeret brenda.

“Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thashe se do vdes këtu”- jane vetem disa nga fjalet qe degjohet ai te thote.

12

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.