Pronari i apartamentit e gjen të vdekur 60-vjeçarin
Gjendet i vdekur një burrë 60-vjeçar në qytetin e Pogradecit.
60-vjeçari, ende i paidentifikuar po qendronte në një shtëpi me qira pasi ishte vizitor në qytetin e Pogradecit.
Sipas gazetarëve lokalë, ka qënë pronari i banesës ai që ka trokitur i shqetësuar në derën e 60 vjecarit pasi nuk e kishte parë të dilte gjatë mëngjesit.
Menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes teksa paraprakisht raportohet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



