E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pronari i hoteleve “Regina” pasi e godet qytetarin në sy të familjes del në një video si shok
Lajme

Pronari i hoteleve “Regina” pasi e godet qytetarin në sy të familjes del në një video si shok

U filmua duke grushtuar një qytetar, biznesmeni Vasil Bedinaj kërkon ndjesë: Jemi prej mishi dhe gjaku, u pajtuam pas 30 minutash

Vasil Bedinaj, pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina Group”  ka qëlluar me grusht një qytetar pas një debati për hapësirën në plazh.

Video tregon se si biznesmeni dhe personat që e shoqërojnë nisin të debatojnë më qytetarin për një zonë të zënë në plazhin privat. Qytetari i thotë që është në plazh me familjen, por në këtë moment, biznesmeni e qëllon me grusht.
Në një njoftim të policisë të bërë publik një ditë më pas bëhet e ditur se sherri ka vijuar më pas dhe me dëmtimin e makinës së biznesmenit.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B (Vasil Bedinaj) ” informoi policia më 8 korrik 2024.

Pak orë me vonë  me anë të një video  Vasil Bedonaj  dhe  qyetari që goditi u pajtuan dhe  kërkuan falje!

Bedinaj shfaqet në video me personin që e qëlloi me grusht, duke thënë se ngjarja nuk ka ndodhur sot por para një muaji e gjysëm dhe se të dy ata janë biznesmenë në Vlorë në sektorin e turizmit.

Ndiqni videon

https://www.instagram.com/reel/C-deZ0vtMxP/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.