E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pronari i lokalit i vuri pistoletën në kokë gazetarit”, PD denoncon ngjarjen në Laç
Lajme

“Pronari i lokalit i vuri pistoletën në kokë gazetarit”, PD denoncon ngjarjen në Laç

Kryetaraje Komisionit të Medias njëherazi dhe deputetja e PD, Albana Vokshi, ka dencuar dhunën ndaj një gazetari.

Vokshi në një reagim shkruan se  korrespondenti i Report TV, Julain Shota u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç.

“Pas lumit të fyerjeve, shantazheve, poshtërimeve të Kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, që ai i quante “kazan”, gazetarët janë shënjestruar, jo vetëm nga bandat kriminale të lidhura me pushtetin, por nga çdokush që bën pazare me pushtetin dhe Edin”, vijon më tej deklarata.

 

vokshi

Deklarata e Albana Vokshit

Julian Shota, korrespondenti i Report TV u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç.

Pronari i lokalit i vuri pistoletën në kokë, i filmoi makinën dhe e kërcënoi Julianin bashkë me babain e tij, kameraman.

Kjo ngjarje, e cila vjen menjëherë pas breshërisë me plumba në mes të natës, në muret e shtëpisë së familjes së Klodiana Lalës, dëshmon që liria e medias dhe jeta e gazetarëve në Shqiperi është çdo ditë e më shumë e kërcënuar.

Pas lumit të fyerjeve, shantazheve, poshtërimeve të Kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, që ai i quante “kazan”, gazetarët janë shënjestruar, jo vetëm nga bandat kriminale të lidhura me pushtetin, por nga çdokush që bën pazare me pushtetin dhe Edin.

Por, si në një marrëveshje të heshtur, asnjë institucion e askush nuk ka reaguar për gazetarin Shota.

Nga ajo çka raportohet, policia nuk i ka ardhur në ndihmë menjëherë gazetarit, ndërkohë që me urdhër të prokurorisë agresori është i lirë, duke rrezikuar jetën e gazetarit dhe familjes së tij, si dhe duke dhënë një tjetër provë tronditëse të kriminalizimit të të gjitha strukturave ligjzbatuese në vend.

Në emër të Partisë Demokratike dhe si Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, shpreh shqetësimin e madh për sjelljen e Policisë dhe Prokurorisë, të cilat nuk duhet të bëhet vegël e krimit pasi mosreagimi i duhur, mbrojtja e kërcënuesve, jo vetëm sjell mbulimin e të vërtetës e shtrembërimin e realitetit, por lë terren që ngjarje të tilla të përsëriten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.