PROPAGANDË ME TË VARFËRIT
Kandidati i mundshëm për Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici ka publikuar ditën e sotme një foto, ku thotë se është bërë e mundur ndërtimi i shtëpisë së familjes, Bashkim Sefa.
Bashkë me Gjicin, siç shihet në foto ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim dhe madje vlerësojmë për ndërtimin e shtëpisë së Bashkim Sefës, por varfëria nuk luftohet në këtë mënyrë.
Varfëria në Shqipëri është shumë e madhe, dhe për këtë nuk mjafton që Rama të ndërtojë shtëpi një herë në disa muaj.
Varfëria luftohet me politika qeveritare, e jo me ndërtime shtëpiash sa për të bërë reklamë dhe propagandë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



