E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Propagandë me vaksinimin dhe rindërtimin’, Basha: Rama i la dy dimra rresht familjet në mëshirën e fatit
Publik News

‘Propagandë me vaksinimin dhe rindërtimin’, Basha: Rama i la dy dimra rresht familjet në mëshirën e fatit

Gjatë takimit me të rinjtë e zonës së Unazës së Re në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar duke akuzuar Ramën për propagandë me procesin e rindërtimit dhe vaksinimit. Basha premtoi se nën qeverisjen e tij, programi i rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të përshpejtohet: “Rama i la dy dimra rresht familjet në mëshirën e fatit”. Për vaksinimin, kryedemokrati akuzoi kryeministrin se po bën fushatë me shëndetin e shqiptarëve: “Mungesa e transparencës karakterizon edhe procesin e vaksinimit, të cilin e ka kapur dhe nuk e lëshon, sepse është e vetmja gjë që i ka mbetur.

Bashkëpunimi i qeverisë sime me Evropën dhe SHBA-në do të bëjë realitet arritjen e një standardi perëndimor në vaksinimin e popullsisë brenda një kohe rekord”. Gjithashtu, Basha u takua edhe me banorët që preken nga devijimi i shtratit të Lumit Lana, ku premtoi dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut për çdo familje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.