Proresta para bashkisë/ Veliaj “paketohet” në koshin e plehrave
Protestuesit “kanë hedhur” në koshin e plehrave kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ata kanë marrë një manekin, ku shihet imazhi i Veliajt, i prangosur dhe i veshur me rrobat e një të burgosuri.
Manekinin ata e kanë hedhur në koshin e plehrave, për t’i dhënë kryebashkiakut mesazhin se duhet të prangoset dhe të vuajë dënimin për aferën e inceneratorëve dhe dosjen “5D”.
Gjithashtu, një tjetër mesazh që përcjell ky gjest është se Veliaj duhet hedhur në koshin e mbeturinave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



