Prostitucion në qendrën e masazheve: 3 vajza arrestohen, një 23-vjeçare shpallet në kërkim
Tre vajza të reja janë arrestuar së fundmi në Tiranë pasi akuzohen për prostitucion.
Në prangat e policisë kanë rënë tre shtetaset me iniciale: R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, ndërsa në kërkim është shpallur një 23-vjeçare me iniciale A.L. Këto vajza së bashku me një 36-vjeçare me iniciale A.V ishin të punësuar në një qendër masazhesh ku ushtronin edhe prostitucion.
Ende nuk dihet se në cilën qendër të ‘masazheve’ ishin të punësuara këto vajza, pasi raste të tilla sa vijnë e shtohen pavarësisht denoncimeve të shumta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



