E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e 16 shkurtit, SHBA paralajmëron opozitën: Dhuna e patolerueshme
Lajme

Protesta e 16 shkurtit, SHBA paralajmëron opozitën: Dhuna e patolerueshme

Dy ditë para protestës së opozitës në datë 16 shkurt ka reaguar ambasada e SHBA në Tiranë.

Selia diplomatike kërkon nga liderët e opozitës shqiptare që të refuzojnë dhunën dhe tubimi të zhvillohet në mënyrë konstruktive. Për SHBA-të, dhuna është e papranueshme.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.
Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive” mbyllet deklarata e ambasadës së SHBA.

Edhe Bashkimi Europian përmes ambasadorit, Luigi Soreca në Tiranë apeloi për një manifestim paqësor, pa dhunë.

Ndërkohë që Policia e Shtetit pak ditë më parë shprehu shqetësimin se në protestë mund të përfshihen individë me precedent penal që kanë për qëllim destabilizimin e vendit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.