Protesta e Berishës/ Stresi poston videon nga makina e policisë dhe bën thirrje: Unë duhet të…
Tashmë të gjithë e dinë se reperi Stresi është një simpatizant i Partisë Demokratike, e sidomos i ish-kryeministrit Sali Berisha. Ditën e sotme ai ishte në protestën e thirrur nga Berisha, ku pati përplasje.
Pas thirrjes së Lulzim Bashës për të ndërhyrë policia, kjo e fundit ka bërë të mundur shoqërimin e disa prej protestuesve që janë përfshirë në akte dhune. Mes tyre është edhe Stresi.
Reperi ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”, ku ka ndarë me ndjekësit një video nga makina e policisë.

“Nëse kam gjujt një gurë keni drejt me vepru po jo kot. Un duhet të shoqërohem gjithmonë pa bo gjo?? I bëj thirrje mediave”, shkruan reperi krahas videos në fjalë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



