Protesta e Berishës te PD, shkon një i plagosur te “Trauma”
Tiranë- Një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e “Traumës” në Tiranë pas protestës së dhunshme të Sali Berishës, ku militantët e tij shkallmuan dhe pushtuan selinë duke u futur brenda.
Qytetari i lënduar mësohet se ka plagë të lehta dhe gjendja e përgjithshme vlerësohet e mirë nga mjekët.
Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



