Protesta e dhunshme te PD, shkon në 60 numri i të shoqëruarve, grupi hetimor verifikon pamjet e kamerave të sigurisë
TIRANË
Ka shkuar në 60 numri i të shoqëruarve pas protestës së dhunshme të zhvilluar një ditë më parë te selia e Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Numri i të shoqëruarve vijon të rritet, ndërsa deri më tani 15 prej të shoqëruarve ju është komunikuar arresti.
Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat, grupi hetimor ka verifikuar pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë aktet e dhunës dhe për të identifikuar më pas protestuesit, duke i shoqëruar ata
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



