Protesta e nesërme e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit
Kryetarja e LSI-së Monika Kyemadhi ka thirrur kryesinë ekzekutive të partisë për një mbledhje urgjente.
Kryemadhi do të diskutojë për planin e protestës së nesërme, e cila organizohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:30, në sheshin para Ministrisë së Brendshme.
Kujtojmë që Kryemadhi u shoqërua në Komisariat gjatë protestave të ditës së sotme kur u prish godina e Teatrit Kombëtar, ndërsa pas daljes ajo ka protestuar në shesh, duke u ulur në mes të rrugës.
Ende nuk dihet se çfarë do të organizojë LSI për nesër, por mendohet të jetë një thirrje masive për të gjithë mbështetësit e saj nga e gjithë Shqipëria.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



