E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës/ Policia merr masat, Pedonalja e rrethuar. Deputetëve u është kërkuar që…
Lajme

Protesta e opozitës/ Policia merr masat, Pedonalja e rrethuar. Deputetëve u është kërkuar që…

Nderkohe qe opozita do te protestoje sot para Parlamentit, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për ruajtjen e godinës se seancave plenare dhe për ruajtjen fizike të deputetëve të Kuvendit.

Policia-parlamenti

Edhe në këtë seancë, përfaqësuesit e maxhorancës, por edhe deputetët e rinj opozitarë do të hyjnë nga pedonalja, e cila do të jetë e gjitha e rrethuar me efektivë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Godina e Parlamentit do të vijojë të jetë e rrethuar me kamera për të fiksuar të gjithë protestuesit e opozitës që mund të shfaqin shenja dhune. Gjithashtu, dera që lidh selinë e Partisë Demokratike me sallën e Parlamentit do të vijojë të jetë e bllokuar edhe përgjatë ditës së sotme.

Gjatë seancës plenare, deputetëve të PS-së u është kërkuar të mbajnë fjalime dhe të mos kenë kontakte me protestën që zhvillohen jashtë Kuvendit.

Në rendin e ditës për këtë seancë janë parashikuar 6 pika, ku më e rëndësishmja është ajo “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.