E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës/ Rama mesazh të fortë nga Puka: Aty do rrini, s’keni për të fituar…
Politikë

Protesta e opozitës/ Rama mesazh të fortë nga Puka: Aty do rrini, s’keni për të fituar…

Kreu i qeverisë ka folur sot për protestën e opozitës nga qyteti i Pukës, teksa ka thënë se ata nuk do të fitojnë asnjëherë për shkak se ata janë problemi dhe jo zgjidhja.

Rama tha se opozita po tregon forcën duke mbledhur fanatikët e saj që janë ende pjesë e administratës për të sulmuar institucioneve. Për kryeministrin e djathta do vazhdojë të humbasë, pasi nuk e ka kuptuar ende pse po humbet.

“Për të gjithë ky është një film i parë, se sa herë që afrohen zgjedhjet ata i afrohen këtij avazi sepse nuk fitojnë dot zgjedhjet. Ndërtuan nja çadër në mes të bulevardit dhe bëjnë çmos për të penguar zgjedhjet dhe reformën në drejtësi, ndërkohë që ajo po shkon përpara, ata sërish i vihen barrikadë drejtësisë dhe përdorin argumenta që janë vetë deskriditues për këdo që ka vesh e dëgjon me veshët e vet e jo me të tyre. Këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja dhe jo problemi, ja kujt shqiptari mund ti  besohet kjo?

Kujt shqiptari i besohet se këta që flasin për korrupsion janë zgjidhja dhe jo problemi? Arsyeja pse ata nuk  fitojnë dot zgjedhjet është se janë problemi dhe jo zgjidhja prandaj nuk fitojnë dot zgjedhjet. Të gjitha këto janë mënyra për ti ikur ballafaqimit me zgjedhësit. Më e bukura është që flasin për zgjedhjet e shkuara po kush  ka harruar që në zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri atya kishin ministrin e brendshëm, kishin të gjitha institucionet që kërkuan.

Atëhere si u blenë votat nga ne kur në institucione ishin ata. Kur mbaruan zgjedhjet nuk e pranuan rezultatin sepse ata nuk e kuptojnë pse humbasin dhe do vazhdojnë të humbasin sepse nuk e kuptojnë. Dhe ngatërrojnë popullin që vendosin me ndjeksit e tyre që i mbledhin për të bërë demonstrime force. Shumë keq për ta aspak mirë për vendin, po ne nuk kemi zgjidhje. Detyra jonë është të vazhdojmë kontratën me shqiptarët. Kjo është e gjitha dhe të tjerat janë të gjitha pastaj gjëra të thjeshta për tu kuptuar sepse ua kam thënë se për sa kohë që mendoni se shqiptarë mund ti bëni për budallenj, shqiptarët do t’ju lënë aty ku jeni dhe jo vetëm kaq por do zvogëloheni gjithnjë e më shumë. Në këto zgjedhje apo të 2021 populli shqiptarë do ti lë aty ku janë ose edhe më pak.”, tha Rama.

Protesta-kryeministria-dhuna-opozita-16shkurt12Protesta-kryeministria-dhuna-opozita-16shkurt15Protesta-kryeministria-dhuna-opozita-16shkurt14protesta-policia-dhunaprotesta-policia-dhunaProtesta-kryeministria111

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.