E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës, Reuters: Protestuan kundër rritjes së kostos së jetesës dhe korrupsionit
Publik News

Protesta e opozitës, Reuters: Protestuan kundër rritjes së kostos së jetesës dhe korrupsionit

Pas “Washington Post” dhe “Independent” edhe Reuters ka pasqyruar protestën e zhvilluar sot nga opozita.

protestaok

Në shkrimin e saj, “Reuters” thotë se mbështetësit e opozitës akuzojnë kryeministrin Rama për korrupsion, teksa protestojnë për rritjen e kostove të jetesës që po i detyron njerëzit të largohen nga vendi.

Artikulli i “Reuters”:

Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën këtë të shtunë para kryeministrisë shqiptare duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe duke protestuar kundër kostos së lartë të jetesës që po i detyron njerëzit të largohen nga vendi.

Protestuesit, të udhëhequr nga lideri i opozitës Sali Berisha, hodhën fishekzjarre në hyrje të zyrave të qeverisë ku qindra oficerë policie ishin vendosur në terren.

“(Edi Rama) jep dorëheqjen, shkoni ku e keni vendin, në shtëpinë e tradhtarëve”, tha Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike në opozitë, duke shtuar se të hënën do të zhvillohet një protestë tjetër para Parlamentit.

Gjatë protestës Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka korruptuar zyrtarët amerikanë për të lobuar kundër tij dhe kundër partive opozitare.

Rama, i cili është në mandatin e tretë si kryeministër, ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.

reuters

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.