E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e pedagogëve: S’e kanë prioritet arsimin publik!
Publik News

Protesta e pedagogëve: S’e kanë prioritet arsimin publik!

Qeveritarët i dërgojnë fëmijët për studime jashtë

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë dalë sot në protestë kundër Qeverisë dhe kanë kërkuar që të merren masa për të rritur edhe pagat e tyre.

Njëri prej pedagogeve ka deklaruar se Qeveria dhe udhëheqësit politik në Shqipëri  nuk kanë interes për sistemin publik, pasi fëmijët e tyre i dërgojnë me studime jashtë.

Ai tha se duhet të merren masa për të ndaluar largimin e profesorëve, apo doktorëve në Shqipëri, pasi qeveria sipas tij e ka shumë të vështirë t’i ktheje në vend ata që janë arsimuar jashtë.

“Të gjitha këto problematika vijnë sepse shtetarët tanë, apo udhëheqësit tanë fëmijët e tyre nuk i arsimojnë në universitetet publike, por i nxjerrin jashtë, prandaj nuk e kanë problem dhe nuk e kanë prioritet arsimin publik.

Unë po ju kujtoj një thënie të një profesorit tim në vitin 1992 kur i biri i iku jashtë në emigrim dhe ai i tha: Amanet o biri im, kurrë mos jeto në një vend që s’ka mjekë dhe s’ka mësues sepse është njësojë si të ishe në ferr.

Pra nxirrjani vetë kuptimin e saj.  Unë mendoj se qeveria nuk mund t’i kthejë intelektualët, doktorantët apo ata që arsimohen jashtë, por të paktën të marri masa të ndalojë që të largohen dhe këta që janë këtu. Si mund të behet kjo? Duke rritur pagat, duke u rregulluar kushtet e punës dhe duke u siguruar kushtet për punë”, tha pedagogu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.