E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e pedagogëve, Tabaku: Ja tri arsyet përse duhet mbështetur!
Publik News

Protesta e pedagogëve, Tabaku: Ja tri arsyet përse duhet mbështetur!

Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka reaguar për protestën e pedagogëve. Në një status në ‘Facebook’, Tabaku thotë se protesta e sotme duhet mbështetur, ndërsa rëndit edhe arsyet përse kjo protestë nuk duhet të nënvlerësohet.

Reagimi:

Protesta e sotme e pedagogëve ka shumë arsye përse duhet mbështetur. Por mendoj tre janë më kryesoret:

✅ Së pari, tregon të vërtetën në lidhje me Arsimin e Lartë Publik dhe dështimin e Reformës në Arsim që prodhoi një sistem arsimor më të dobët dhe inefektiv. Parajsa e premtuar rezultoi një gënjeshtër e madhe, cilësia në rritje rezultoi në më pak studentë në auditore.

✅ Së dyti, cilësia e jetës për shtresën e pedagogëve është gjithnjë edhe më e ulët. Ata janë pjesë e shtresës së mesme dhe qytetarëve të angazhuar që përbuzen dhe keqtrajtohen nga një mazhorancë që sistematikisht ka sulmuar këtë shtresë. Largimi i shqiptarëve sot është shenjë e kësaj dobësie.

✅ Së treti, shkatërrimi i sistemit të kërkim-zhvillimit që përkthehet në adaptimin e ekonomisë sonë me sfidat edhe risitë e reja teknologjike. Nuk është rastësi që “biznesi” vetëm i mirë është ai i ndërtimit dhe jemi pas në manifakturë, teknologji, zhvillimin e programeve kompjuterike! Nuk do të mund të kemi një Shqipëri të shqiptarëve nëse nuk kemi një vend që trajton shtresën e mesme duke i dhënë shanse dhe mundësi!  Nuk mund të jemi një komb i suksesshëm nëse nuk kemi një shoqëri që ofron mobilitet social. Nuk mund të jemi një shoqëri e moralshme nëse nuk respektojmë dinjitetin e pedagogëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.