E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e së hënës mund të shënojë një pikë kthese në demokracinë shqiptare
Lajme

Protesta e së hënës mund të shënojë një pikë kthese në demokracinë shqiptare

 

Opozita shqiptare duket se ka marrë një vendim për të ndezur flakë protestash në Tiranë këtë të hënë, më 7 tetor. Sipas burimeve nga Partia Demokratike (PD), sinjalet e tensioneve janë dhënë prej ditësh, ndërsa në Kuvend çdo seancë po përflaket nga debatet e ashpra. Me nisjen e Mosbindjes Civile, opozita synon rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike që do të mbikëqyrë zgjedhjet e ardhshme për të garantuar liri dhe barazi.

PD ka publikuar një spot ku promovon protestën e planifikuar për në orën 18:00. Videoja përfshin skena të protestave të mëparshme të udhëhequra nga Lulzim Basha, ku në të shkuarën sulmohej Kryeministria dhe Kuvendi me molotovë. Eksponentë të PD, si Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar këtë protestë si një moment vendimtar për demokracinë në Shqipëri.

Berisha ka shpërndarë një mesazh të fortë: “Mosbindje civile! Qeveri teknike! Zgjedhje të lira! Rotacion! Marshim drejt Tiranës O sot, o kurrë! 7 Tetor, ora 18:00”. Ndërsa Gazment Bardhi paralajmëron se “Shqipëria rrezikon të humbasë gjithçka që ka fituar në 34 vitet e fundit”, duke akuzuar qeverinë për shtypje të popullit dhe mbrojtje të të korruptuarve.

Sipas burimeve, protesta do të nisë para Kryeministrisë dhe pritet të jetë e dhunshme, me përdorimin e molotovëve, tymuesve dhe flakadanëve. Bllokime rrugësh janë planifikuar në disa hyrje të kryeqytetit, ndërsa policia ka përgatitur një prani të fortë me autobote dhe gaz lotsjellës për të përballuar situatën.

Protesta e 7 tetorit pritet të jetë një moment kyç për zhvillimet politike në vend, me një atmosferë të tensionuar që duket se do të paralizojë Tiranën për disa orë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.