E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e studentëve, çfarë do të ndodhë sot
Lajme

Protesta e studentëve, çfarë do të ndodhë sot

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë.

Sot është dita e 11 që ata do të kërkojnë me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria.

Studentëtn vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri.

Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare dhe për këtë, gazetari Erjon Skëndaj  tregoi  dje për BalkanWeb disa skenarë të mundshëm se ku mund të protestohet dhe si do të jetë numri i tyre.
“Për protestën dhe vendin ka  shumë ide, një pjesë e studentëve shprehet se do të protestojnë tek Zogu i Zi, por kjo ide duket se ka ra poshtë.  Një grup tjetër shprehet  se nuk  ka punë me rrugët, por kauza e tyre është tek kryeministria. Thirrje  mbarkombëtare ka, por jo organizime mirëfilli. Shumë studentë shkojnë në shtëpi për të siguruar ushqimin e javës”, tha dje gazetari.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.