E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PROTESTA E STUDENTËVE, REAGON DELEGACIONI I BE: ËSHTË KOHA PËR DIALOG
Lajme

PROTESTA E STUDENTËVE, REAGON DELEGACIONI I BE: ËSHTË KOHA PËR DIALOG

Delegacioni i BE ka komentuar protestën e studentëve.

Sipas delegacionit protesta paqësore është shprehje e demokracisë.

Më tej shtohet se tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.

“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se sot ishte dita e 14 e protestës së studentëve të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Kryeministri Edi Rama këmbëngul për dialog me studentët ndërkohë që këta të fundit nuk pranojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.