E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e studentëve/ Takim  në Qytet Studenti  për vijimin  e protestës nesër tek Kryeministria
Lajme

Protesta e studentëve/ Takim në Qytet Studenti për vijimin e protestës nesër tek Kryeministria

Studentet e kanë bërë të qartë se pikat e tyre nuk janë plotësuar nga Edi Rama. Duke qenë se studentët nuk i konsiderojnë të përmbushura asnjë nga 8 kërkesat e tyre, ata po bëhen gati për rinisjen e protestave para kryeministrisë.

Mesa duket, studentët e kanë kapërcyer kompleksin për të mos protestuar para kryeministrisë, që të mos duken si të politizuar, nje ide qe më shumë është ushqyer nga njerëzit dhe propaganda e Edi Ramës.

Protestës së 7 janarit do t’i shërbejë edhe takimi i qindra studentëve në orën 18.00 në Qytetin Studenti, në të njëjtën sallë nga ku 3 dekada më parë studentët hynë në grevë urie për kërkesat e tyre ekonomike dhe politike. Deri tani nuk dihet asnjë detaj sesi kanë ndërmend  ta vazhdojnë protestën studentët, por prania e mediave që do të ndjekin nga afër takimin e studentëve, me siguri do ta lehtësojë shpërndarjen e lajmit që do të japin studentët.

Një ditë më parë, disa prej studentëve të Fakultetit Ekonomik u penguan nga dhjetëra policë për të zhvilluar një takim në Fakultet, por me këmbëngulje studentët ia arritën qëllimit të hynin në Fakultet. Sonte në Qytetin Studenti do të jenë edhe më shumë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.