E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e Unazës së në ditën e 60 të saj me tym e flakë
Lajme

Protesta e Unazës së në ditën e 60 të saj me tym e flakë

Protesta e banorëve të Unazës së re është sot në ditën e 60 të saj, si çdo ditë qytetarë të shumtë kanë bllokuar rrugën. Sot ata kanë vendosur që përveç bllokimit të rrugës të djegin dhe goma, ashtu siç kanë bërë dhe në ditët e para të kësaj protestë.

1546445928_unazaereNë mbështetje të banorëve të Unazës së Re janë edhe përfaqësues të PD dhe deputetë, mes tyre Klevis Balliu.

balliu

“Kryeministri të kërkojë ndjesë qytetarë. Të shikoj për një projekt që nuk prishen shtëpitë e qytetarëve. Nëse Kryeministri do vijojë me kokëfortësi, kjo do të jetë përgjigja që do marrë. Largimi i Edi Ramës është kthyer në interes kombëtar, ndaj unë sot do u kërkoja të gjithëve  që të shikojnë se ky është një projekt korruptiv, dhe se deputet të maxhorancës janë kërcënuar nga bandat në pushtet, prandaj duhet që të të largojmë Edi Ramën dhe të shkojë aty ku e ka vendin në burg”, ishte kjo një pjesë nga deklarata e deputeti Balliu.

Kujtojmë që banorët protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre për preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.