E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta kalon kufijtë, edhe diaspora kundër projektit në Zvërnec
Lajme

Protesta kalon kufijtë, edhe diaspora kundër projektit në Zvërnec

Reagim masiv i shqiptarëve

Projektet e diskutueshme për zhvillime në zonat bregdetare dhe ishullore të Zvërnecit dhe Sazanit kanë ndezur një reagim të fortë qytetar, i cili tashmë po shtrihet përtej kufijve të Shqipërisë. Aktivistë të mjedisit dhe qytetarë të shumtë kanë dalë kundër këtyre iniciativave, duke i konsideruar si kërcënim për ekosistemin dhe pronën publike.

Nën sloganin “Nuk kemi tokë për të shitur”, në rrjetet sociale është bërë thirrje për një valë protestash të gjera, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë. Mesazhi i organizatorëve është i qartë: “Dialogu bëhet në shesh”.

Një nga elementët simbolikë të kësaj lëvizjeje është posteri i shpërndarë online, ku paraqitet një flamingo që ndalon një ekskavator, duke përfaqësuar rezistencën ndaj ndërhyrjeve në natyrë. Sipas organizatorëve, mobilizimi vijon edhe në ditët në vijim me një kalendar të detajuar protestash.

Retertetert

Kalendari i protestave në Shqipëri

Në Tiranë, më 3 qershor, qytetarët do të mblidhen në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Po në të njëjtën ditë, në Durrës, protesta do të zhvillohet në orën 16:00 përballë Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës.

Organizatorët bëjnë me dije se për datat 4 dhe 5 qershor, detajet për protestat në kryeqytet do të publikohen një ditë përpara.

Më 5 qershor, protesta do të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit, ku në Korçë qytetarët do të mblidhen në orën 18:00 në zonën e Pazarit të Vjetër.

Kulmi i protestave në Shqipëri pritet të jetë më 6 qershor në Vlorë, ku në orën 11:00 qytetarët do të mblidhen në zonën e Hidrovorit në Akërni, pranë territorit të prekur nga projektet.

Protestat në diasporë

Reagimi nuk është kufizuar vetëm brenda vendit. Shqiptarët jashtë vendit kanë paralajmëruar protesta paralele në disa prej qyteteve kryesore europiane dhe më gjerë.

foto galeri

Në Gjermani, më 5 qershor, do të mbahen protesta në Berlin dhe Mynih në orën 18:30, përkatësisht pranë Ambasadës Shqiptare dhe Konsullatës.

foto galeri

Në Suedi, në Stockholm, është parashikuar një tubim nga ora 18:00 deri në 20:00, me vendndodhje që pritet të konfirmohet pranë Parlamentit.

Në Itali, protesta do të zhvillohen në disa qytete:
– Milano, më 6 qershor nga ora 10:00 deri në 13:00 në Piazza Mercanti
– Firenze, më 6 qershor në orën 10:30 në Piazza della Signoria
– Bologna, më 7 qershor në orën 18:00 në Piazza del Nettuno

51037e0f A7be 4cba 8114 82f77075d0b7

Në Mbretërinë e Bashkuar, një tubim është planifikuar në Londër më 6 qershor në orën 11:00 përpara Ambasadës Shqiptare.

Në Amerikën e Veriut, protestat do të zhvillohen në:
– New York, më 6 qershor në orën 14:00 pranë Konsullatës Shqiptare dhe një tjetër tubim më 15 qershor në orën 11:00
– Toronto, më 6 qershor në orën 18:00 në Sankofa Square

Ndërkohë, më 7 qershor në Bruksel do të zhvillohet një protestë përpara Parlamentit Europian në orën 11:00, ndërsa më 8 qershor në Shkup qytetarët do të mblidhen para Ambasadës së Shqipërisë në orën 16:30.

Protestat vijojnë dhe zgjerohen

Organizatorët paralajmërojnë se kjo hartë protestash është në përditësim të vazhdueshëm, me qytete të tjera që pritet t’i bashkohen nismës. Qëllimi kryesor mbetet mbrojtja e ekosistemit të Zvërnecit dhe Sazanit, si dhe kërkesa për transparencë të plotë mbi pronësinë dhe projektet e planifikuara në këto zona.

Ndërkohë, Tirana prej disa ditësh është përfshirë nga protesta të vazhdueshme, duke reflektuar një rritje të pakënaqësisë qytetare. Jehona e këtyre zhvillimeve ka kapërcyer kufijtë, duke mobilizuar edhe shqiptarët në diasporë, të cilët po organizohen paralelisht në mbështetje të kauzës.

Kjo valë protestash pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, duke e kthyer çështjen e Zvërnecit në një nga temat më të diskutuara dhe më të ndjeshme në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.