E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta kombëtare/ Pedagogu thirrje Ramës: Tërhiq rritjen e pagave me 8%, bëhu çerek burrë dhe plotëso kërkesat tona minimale
Lajme

Protesta kombëtare/ Pedagogu thirrje Ramës: Tërhiq rritjen e pagave me 8%, bëhu çerek burrë dhe plotëso kërkesat tona minimale

Ka nisur protesta kombetare e pedagogeve para Universitetit Politeknik ne Tirane. Nje nga pedagoget i ka bere thirrje kryeministrit Edi Rama “tërhiq rritjen e pagave me 8%, bëhu çerek burrë dhe plotëso kërkesat tona minimale”.

Pedagogu në protestë: Jetës sonë universitare po i bëhet gjëma dita ditës, nuk kemi më kohë të durojmë këtë situatë dramatike. Durimit i ka ardhur fundi ndaj jemi mbledhur sot.

Shpresa nis me motivimin e stafit. Duke i trajtuar në mënyrë sa më dinjoitoze, me rritjen e financimit të kërkimit shkencor në nivel rajonal e pastaj evropan.

Shpresa nis me tërheqjen mbrapsht të rritjes 8% të pagave të pedagogëve duke futur duart te xhepat e studentëve. Shpresa fillon kur ne të kemi autonomi universitare dhe jo autonomi qeveritare.

Greva e 20054 u mbështet nga kryeministri i sotëm por u tregua burrë një kryeministër tjetër duke dyfishuar pagat ndërsa sot cuditërisht nuk e mbështet protestën e i bëj thirrje të bëjë një cerek burri për të plotësuar kërkesat tona minimale dhe jetike.

Pedagogu i arteve Harri Aleksi tha se kërkesat janë jo vetëm legjitime, por edhe të vonuara dhe se i gjithë sistemi lëngon.

“Ne gjeneratat e pedagogëve të rinj mbështesim peticionin. Kërkesat janë jo vetëm legjitime, por edhe të vonuara. Sistemi lëngon sepse financimet për arsimin shkurtohen.
Kërkimi shkencor është lënë me më pak se gjysmën e financimit të kërkuar. kërkimi shkencor rrit cilësinë e mësimdhënies. Kërkimi shkencor ndikon dhe në sistemin e literaturës që i shërben studentit.
Unë jap lëndën e arteve dixhitale, ky zhanër nuk ka literaturë në Shqipëri.
Z. Kryeministër ju keni deklaruar për ne pedagogët se nuk e meritojmë rritjen e rrogës. Unë gjysmën e rrogës sime të pamerituar çdo muaj e shpenzoj për literaturë. Marr literaturë ekstra. Nuk e di se ç’duhet të bëj tjetër për merituar rrogën.
Nëse flasim për meritën, unë mendoj se puna juaj lë shumë për të dëshiruar sa i përket ministrave të emëruar me plagjiaturë. Mos vallë keni parasysh ministra të kabinetit tuaj kur thoni se pedagogët nuk e meritojnë rrogën?
Duhet të qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona. Jemi këtu për gjërat që meritojmë dhe na mohohen”, tha pedagogu i Arteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.