E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta kundër Vuçiç dhe vjedhjes qeveritare/ Zbulohen emrat që do të flasin, mes tyre ish-deputetja e LDK nga Kosova, rikthehen dyert e blinduara në kryeministri
Lajme

Protesta kundër Vuçiç dhe vjedhjes qeveritare/ Zbulohen emrat që do të flasin, mes tyre ish-deputetja e LDK nga Kosova, rikthehen dyert e blinduara në kryeministri

Pritet të nisë pas pak çastesh protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur. Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live për “BalkanWeb” bën me dije emrat e atyre që do të marrin fjalën në këtë protestë. Mes folësve është edhe ish-deputetja e LDK në Kosovë  Melihate Termkolli dhe do të përmbyllet me Sali Berishën.

Emrat që do të flasin në protestë:


Aldo Bumci

Melihate Termkolli

Bujar Nishani

Albana Vokshi

Belind Kellici

Edit Harxhi

Megi Balliu

Ylli Manjani

Sali Berisha

Lala tha se  protesta do të zgjasë jo më shumë se 1 orë dhe në derën e kryeminisëtrisë janë rikthyer dyert e blinduara nëse do të ketë tentativa për të hyrë brenda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.