E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PROTESTA LIVE/ Tensionohet situata në Bulevard, protestuesit thirrje Policisë: Hiqni kapelet
Publik News

PROTESTA LIVE/ Tensionohet situata në Bulevard, protestuesit thirrje Policisë: Hiqni kapelet

Vazhdon situata e tensionuar në Bulevardin para Ministrisë së Brendshme.

Prej disa orësh Policia mban të rrethuar perimetrin përqark Teatrit Kombëtar.

Pak më parë janë shoqëruar në Polici dy ish-deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Tensionohet sërish situata në protestën e Teatrit Kombëtar mes protestuesëve dhe policisë.

Nën  thirrjet “poshtë diktatura”, protestuesit kanë shkatërruar barrierat metalike për të hyrë në ambientet e rrënojave te Teatrit Kombëtar i cili u shemb sot në orët e para të mëngjesit.

Qytetarët që ndodhen në protestë të revoltuar u kanë kërkuar forcave të policisë që të heqin kapelet dhe të mos zbatojnë urdhrin, duke vijuar kështu përleshjet trup më trup me to.

Kujtojmë se prej orësh vijojnë përplasje të forta mes policisë dhe protestuesëve ku ka pasur dhe disa të shoqëruar në komisariat.

uuuuu.jpg

Screenshot_6.jpg

88888.jpg

78787878787.jpg

Screenshot_4.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.