E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta në Rrugën e Kombit, Rama :E bënë vandalët do ndëshkohen
Lajme

Protesta në Rrugën e Kombit, Rama :E bënë vandalët do ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se dezinformimi i njerëzve në Kukës ka triumfuar mbi shpjegimet që qeveria ka tentuar t’u japë qytetarëve për mënyrën sesi do të menaxhohet Rruga e Kombit. Rama, protestuesit e irrituar nga padrejtësia me taksën, edhe sot i ka konsideruar “vandalë”.

“E keni lexuar kontratën?” – pyeti Rama, gazetarët, në një konferencë shtypi, ku u shfaq gjysëm sportiv dhe me veroret e Pashkës në kyçin e dorës –  Përgjigja e shumëkujt do të ishte jo.

Deklarata ime e djeshme dje nga disa është konsideruar si një tërheqje, po këtu nuk ka tërheqje, por luftë kundër dezinformimit në kanalet mediatike të Tiranës nga zjarrndezësit. Më vjen keq që kjo kontratë që ka nisur prej dy vitesh dhe bëhet furtunë në gotë uji e hidhet benzinë e ndizet zjarr, do ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët. Me dashje ose me pa dashje, ku dhe ju keni rolin tuaj, ne do të bëjmë gjithçka për të luftuar dezinformimin dhe shpjeguar banorëve.

Z. Rama, a e keni prezantuar ju këtë kontratë, këtë pikën e dëmshpërblimit?

Rama: Në kontratë nuk parashikohet që nëse çohet një grup vandalësh që i vë zjarrin dhe do ta paguajë shteti. Këtë e parashikon ligji, jo kontrata. Shteti ka detyrim të paguajë investimet. Kur këto investime digjen nga vandalë, sigurisht që kush i ka bërë investimet, i kërkon paratë nga shteti. Kontrata shkruhet për shoqëri të civilizuara.

KONFERENCA E RAMES LIVE

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.