E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta në Shkodër, maturantja: Nuk mund të na quajë ngelësa
Lajme

Protesta në Shkodër, maturantja: Nuk mund të na quajë ngelësa

Pas studentëve, në protesta janë ngritur edhe qytetarë të Shkodrës dhe Kavajës.

Ledia, një maturante, e cila i është bashkuar qytetarëve të  Shkodrës, në mbështetje të studentëve, ka kritikuar kryeministrin për cilësimin ‘ngelës’ të  disa prej tyre, teksa ka argumentuar se ata e kanë të pamundur t’i përkushtohen studimeve për faktin që detyrohen të punojnë.

‘Unë jam Ledia, një maturante që pret të hyjë në Universitet, prindërit e mi janë të paaftë për të paguar tarifat. Unë kam mbushur 18 vjeç dhe prapë nuk mund të gjejë punë, prindërit e mi nuk mund të përballojnë koston minimale të jetesës.

Kryeministri nuk mund të na quajë ngelësa, sepse bashkëmoshatarët e mi nuk kanë kohën e mjaftueshme për të studiuar, ndërkohë që punojnë 6 orë në call center, apo si kamarierë’, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.