Protesta para bashkisë/ Protestuesit hodhën molotov, ndërhyn FNSH
Ndërkohë qytetarët e mbledhur para bashkisë kanë tentuar të thyejnë edhe gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë.

Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.
Pjesë e saj edhe këtë radhë është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, por edhe deputetë të PD.
Ndërkohë policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



