Protesta para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Korrupsionin e bën qeveria, jo opozita! Nga java tjetër do të nisim denoncimet në SPAK
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit por organizojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Belind Këlliçi, deklaroi se PD i ka dërguar prej dy ditësh Prokurorisë së Posaçme në lidhje me rastin 5D.
Ai tha se SPAK duhet t’i përgjigjet opozitës dhe PD, ndërsa shtoi se raportimi i kreut të këtij institucioni, Altin Dumani në KUVEND ditën e hënë, ishte dështim.
Këlliçi tha se nga java tjetër do të nisin denoncimet e PD në SPAK.
“Mbrojtje nënshtrim më të shpifur se ç’bëri Dumani të hënë për 4 orë në Kuvend duke mos dhënë asnjë përgjigje për vjedhjet e Ramës e Veliaj nuk keni parë kurrë. Nuk kemi parë kurrë një prokuror që raporton për bilancin e punë s tij dhe në 99 përqind të rasteve tha nuk flas dot se janë nën hetim.
I kemi dërguar Dumanit këto dy ditë pyetje për bandën 5D gjë GJKKO e konsideron grup të strukturuar kriminal.
Dumani duhet ti përgjigjet opozitës dhe PD pse nuk amniston bandën dhe nuk zbaton vendimin e Tiranës.
I kemi dërguar 10 pyetje për inceneratorin e Tiranës.
SPAK lëshoi 8 masa ku pati o arrestime. Nuk ka qytetar që nuk e di se ata kanë ikur jashtë vendit. Masat u vonuan qëllimisht për t’i dhënë kohë grupit të largohen nga vendi.
Ne nuk do të ndalim. Standartin e vendosur me luftën kundër opozitës ne nuk e pranojmë. Korrupsionin nuk e bën opozita por qeveria.
Nga java tjetër do të fillojmë denoncimet para godinës së SPAK”, tha ai.
Aktori Mehdi Malkaj tha se sot po jetojmë në një diktaurë.
Mehdi Malkaj: Së pari, njëherë shyqyr që u ngroh koha. Dua të bëj një dialog të vogël me juve. Ju keni bërë një betim kur keni veshur atë rrobë dhe betimi është me tre fjalë. Do mbrojmë atdheun dhe popullin shqiptar.
Tani, përse e rrihni këtë popullin shqiptar sa here të doni dhe si të doni dhe mbroni qelbësirat që janë aty brenda.
Miq të dashur, nguleni në kokë, jetojmë në diktaturë perverse. Nuk ka emër kryeministër, por ka diktator, mos e harroni kurrë këtë.
Jetojmë në diktaturë të ndyrë, qelbësirë. Të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Mendojeni ndonjëherë zotërinj policë se keni berë betim që të mbroni këta, e jo atë halenë publike atje.

Klevis Balliu, koordinator i PD-së për Rajonin e Tiranës, në fjalën e tij përpara Bashkisë së kryeqytetit tha se qeveritarët nuk do i shpëtojnë dot revoltës popullore.
Balliu theksoi se politika e pushtetarëve në Shqipëri është sesi të vjedhin, ndërsa tha se drejtësia e re nuk është e pavarur.
Klevis Balliu: Kjo që na servirin këta si drejtësi të pavarur, në fakt nuk është e tillë. SPAK nuk është i pavarur, është bashkë me këta hajdutë. Ata janë bashkë. E patë kreun e SPAK Altin Dumani në parlament që qeshte dhe përqafonte anëtarët e maxhorancës. Dalin dhe lavdërohen se kanë arrestuar disa ushtarë. Thonë se arrestuan ish-ministër dhe ish-deputet.
Po edhe Enver Hoxha arrestonte njerëz, por nuk ishte drejtësi, por ishte drejtësi për pushtetin. Njësoj po veprohet edhe sot. SPAK po lejon vjedhjen e inceneratorëve, po lejon vjedhjet masive e nuk prek hajdutët. Nuk prek këta hajdutë, me në krye kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili nuk
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



