Protesta para Kryeministrisë, procedohet penalisht Adriatik Lapaj
Pas përplasjes së mbrëmshme përpara Kryeministrisë mes kryetarit të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe anëtarëve të partisë së tij me policinë, disa çadra kampingu të vendosura para godinës janë referuar në Prokurori.
Protestuesit, nën drejtimin e Lapajt, kanë ngritur çadrat me qëllim të qëndrimit natën përpara Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë duke i hequr, pasi ishin vendosur në hapësirë publike dhe pengonin qarkullimin e lirë të qytetarëve.
Në njoftimin e saj, policia sqaron se Lapaj dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike, duke penguar qarkullimin normal.
Rasti është referuar tashmë në Prokurori, e cila do të vendosë nëse do të nisë një hetim. Ndërkohë, Lapaj ka reaguar në rrjetet sociale duke deklaruar se protesta do të vijojë pa ndërprerje dhe se qëndrimi përpara godinës së Kryeministrisë nuk do të tërhiqet.
“A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



