E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta para Kuvendit, 5 qytetarë të shoqëruar nga policia
Lajme

Protesta para Kuvendit, 5 qytetarë të shoqëruar nga policia

Ka shkuar në pesë numri i qytetarëve të shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar drejt Komisariatit nr. 1 në Tiranë, pas përplasjeve dhe tensioneve të krijuara gjatë zhvillimit të tubimit.

Protesta vijon ende para Parlamentit, ku qytetarë të shumtë kanë rrethuar godinën e Kuvendit dhe po vijojnë me thirrjet e tyre kundër qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë ndaj situatës politike në vend.

Ndërkohë, në zonë vijon prania e shtuar e forcave të rendit, me efektivë të Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.