Protesta për Teatrin, policia procedon Bashën, Kryemadhin dhe disa aktorë të tjerë politikë
Pas artistëve Policia e Tiranës ka proceduar penalisht për protestën e djeshme edhe Kryetarin e PD Lulzim Basha, kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, Çlirim Gjatën e disa eksponentë të tjerë politikë.
Mësohet se kanë nisur procedimet edhe për artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa, Arkimed Lushaj (Stresi) e disa pjesëmarrës të tjerë në protestë.
Sipas policisë, personat e proceduar kanë marrë pjesë në protestën e paligjshme duke kundërshtuar efektivët e policisë dhe duke penguar qarkullimin e makinave në rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



