E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PROTESTA/Policia masa të forta para  bashkisë , autobotë me ujë dhe gardhe metalike
Lajme

PROTESTA/Policia masa të forta para bashkisë , autobotë me ujë dhe gardhe metalike

Në orën 11:00 pritet të nisë protesta e dhjetë e organizuar para Bashkisë së Tiranës.

Forca të shuma policie, autobotë me ujë, kanë zbarkuar te bashkia, por dhe te institucionet përreth.

Po ashtu janë vendosur dhe gardhe metalike por dhe policë të vendosur në rresht, për t’iu paraprirë çdo situatë.

Ashtu si nga protesta e parë, edhe sot do të kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas korrupsionit masiv të evidentuar në Bashkinë e Tiranës, ku disa prej drejtorëve ndodhen prapa hekurave dhe të tjerë janë në hetim dhe priten arrestime.

Ashtu siç edhe CNA ka raportuar, Erion Veliaj është nën hetim nga SPAK-u. Në protestat e kaluara, qytetarët janë përplasur me policinë dhe kanë kërkuar që të futen brenda godinës.

“Hajdut”, “Kriminel”, kanë qenë thirrjet më të shpeshtë të qytetarëve ndaj Veliajt.

Sot priten skenarë të rinj të protestës para bashkisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.