Protesta/ Policia shpërndan qytetarët me gaz lotsjellës
Ashtu si një ditë më parë edhe diten e tretë të protestës policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe madje ka filluar edhe shoqërimet për në polici. I gjithë bulevardi është i mbuluar tashme nga tymi dhe vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve janë akoma aty.
Kujtojmë se Rama në një deklaratë ditën e sotme është shprehur se kush dhunon apo shkatërron do të shkojë pas hekurave.
Numri i të arrestuarve deri tani është 59 për dhunën e mbrëmshme. Ndërsa sot nuk kanë munguar kapsollet, momentet e tensionit dhe madje stacioni i urbanit përballë kryeministrisë është shkatërruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



