E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Protesta, radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Shumë shtetas kosovarë, duke shfrytëzuar fundjavën, janë nisur me mjetet e tyre drejt Shqipërisë, por bllokimi i aksit rrugor ka bërë që radhët të shkojnë në më tepër se 10 km.

Top Channel, raporton se karvani i mjeteve fillon që nga dogana e Morinës dhe vijon deri në pikën ku koncesionari ka ndërtuar sportelet e vjeljes së taksës.

Më herët, para nisjes së protestës, edhe policia bllokoi ardhjen e mjeteve nga Kosova, me qëllim shmangien e pjesëmarrjes së tyre në protestë.

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës doli jashtë kontrollit dhe protestuesit, pasi u përleshën me forcat e policisë, shkatërruan edhe sportelin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.