E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta të dhunshme, arrestohen 500 qytetarë në Bjellorusi
Publik News

Protesta të dhunshme, arrestohen 500 qytetarë në Bjellorusi

 

Të paktën 500 persona raportohet se janë arrestuar pas protestave që përfshinë ditën e sotme Bjellorusinë.

Shumica u arrestua në kryeqytetin, Minsk, të tjerët thuhet se u morën nga oficerët në Brest dhe Molodechno, si dhe Vitebsk, Gomel, Grodno dhe rajone të tjera.

Sipas mediave vendase, numri i protestuesve kishte pësuar rritje për shkak se ditë më parë, policia ka pohuar vrasjen e një aktivisti të opozitës.  Për të zbrapsur protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Simpatizantë të opozitës dhe qytetarët bjellorus kanë premtuar se do të dalin në protestë çdo të dielë deri në shembjen e regjimit të presidentit, Alexander Alexander Lukashenko, i cili ka qeverisur vendin që nga viti 1994.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.