E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta te Teatrit/ Gjobitet dhe i hiqet patenta Monika Kryemadhit
Publik News

Protesta te Teatrit/ Gjobitet dhe i hiqet patenta Monika Kryemadhit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është proceduar me masë administrative nga policia e Tiranës, pasi qëndroi janë orarit të lejuar në Teatrin Kombëtar. Kujtojmë se edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha është gjobitur për të njëjtën shkelje. Kryemadhi e kaloi natën te Teatri Kombëtar. “Situata është shumë e rënduar me paligjshmërinë dhe me abuzimin e pushtetit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka krijuar një rezistencë shembullore. Do të doja të ishte zgjuar dhe drejtësia shqiptare dhe të vepronte, të ishte në krah të artistëve”, u shpreh Kryemadhi.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit siguron qyettarët se është angazhuar maksimalisht në zbatim të ligjit, në mbrojtje të jetës dhe të rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.