E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta tek Astiri/ Pranga 2 banorëve, procedohen në gjendje të lirë 20 të tjerë
Lajme

Protesta tek Astiri/ Pranga 2 banorëve, procedohen në gjendje të lirë 20 të tjerë

Banorët janë vendosur pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja akset e rrugës që kalon aty. Kjo është dita e 26-të e protestës.

Banorët kanë bërë thirrje që policia të lirojnë personat e arrestuar.

 

Protesta

Një prej protestuesve, u shpreh për gazetarët nga terreni se, vëllanë ia arrestoi policia këtë paradite. Ai deklaroi se shtëpinë do ta “mbrojë me gjak”.

“Po na morri shtëpinë le të më marri dhe nderin e gruas”, tha i revoltuar banori.

Ndërkohë, deputeti demokrat Klevis Balliu, i pranishëm në protestë, tha se arrestimet janë bërë me urdhër politik me qëllim që banorët të tërhiqen nga protestat.

“Sot edhe njëherë, policia e shtetit, nën urdhrat e Edvin Kristaq Ramës, ka nxjerre flet-arresti për Kujtim Yllin, një burrë i moshuar, duke e lënë kujtimin në qelitë e rajonit numër 2. Arrestimet bëhet për të trembur banorët e Unazës së Re, që mos të protestojnë. Por, për çdo banor të Unazës që do arrestojë, do të shtohen 100 të tjerë. Arrestimet kanë ardhur pas rrëzimit të disa hekurave të një biznesmeni Salillari”, tha Balliu.

“Me këto lëvizje amatoreske, nuk na impresionon. I bëj thirrje Ramës: Hajde këtu dhe zgjidhi problemin banorëve, se këtu s’vendos as ti, as Veliaj. Koha e bandave ka marrë fund, ka ardhur koha e qytetrëve, hapi veshët dhe dëgjoi përndryshe do t’iu pijë e zeza”, apeloi ligjvënësi i PD-së.

Banorët e zonës së Astirit në Tiranë, prej disa ditësh janë duke protestuar për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do të prishen nga projekti i Unazës së Re.

Komisariati i Policisë Nr.6 njoftoi se arrestoi dy shtetas për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve dhe transportit”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim si dhe procedoi në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.41

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasit:R. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, K. Y., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:  K. Y., 21 vjeç, A. Ç.,  58 vjeç, E. R.,  28 vjeç, K. B., 32 vjeç, A. V.,  29 vjeç, A. M., 46 vjeç, B. Ç., 38 vjeç, A. D., 62 vjeç, Sh.H., 24 vjeç, L. P., 31 vjeç, F. P., 51 vjeç, G. Q., 59 vjeç, Sh. S., 49 vjeç, L. K., 45 vjeç, F. A., 51 vjeç, R. D., 43 vjeç, K. V., 53 vjeç, I. N., 18 vjeç, E. F., 15 vjeç dhe Sh. B., (të gjithë banues në Tiranë).6

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në bashkëpunim kanë organizuar një tubim të paligjshëm duke bllokuar aksin rrugor për rreth 60 minuta, si dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore.  Materialet në ngarkim të tyre iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.