Analisti Mustafa Nano, në një intervistë për “Mapo” ka komentuar protestën e opozitës dhe efektin që ajo do ketë në jetën e qytetarëve.
Nano ka thënë se kjo protestë nuk do ketë asnjë rezultat dhe se shqitparët do të kthehen në shtëi edhe më të zhgënjyer. Kjo sipas tij, sepse pushtetet nuk merren me protesta apo me numër demonstruesish por me vota.
“Këta po shkaktojnë një sëkëlldi të madhe publike te një pjesë e madhe shqiptarësh (që për mua janë shumicë) teksa përpiqen të përcjellin mesazhin se në Shqipëri ka dy opsione sot, nga njëra anë është djalli Edi Rama e nga ana tjetër janë dy engjëj, Basha e Kryemadhi. Fillimisht, opozita e shpalli protestën e 27 majit, për shkeljen e pretenduar të kushtetutës në procesin e zgjedhjes së prokurores së Përgjithshme.
Unë nuk e di se çfarë llogarish kanë bërë. Basha e Kryemadhi kanë krijuar pritmëri të mëdha, a thua se do ndodhë një gjë e madhe, e jashtëzakonshme, e paparë ndonjëherë. Në të vërtetë, do të ndodhë thjesht një protestë. Sado e madhe të jetë protesta, në fund të saj njerëzit do të kthehen në shtëpi me një ndjesi kotësie e zhgënjimi. Sepse janë përgatitur që kjo protestë do të ndryshojë diçka, apo gjithçka, por në fakt asgjë nuk do të ndryshojë. Pushteti nuk merret duke numëruar protestuesit apo duke demonstratat. Ne jetojmë në një sistem, në të cilin pushteti merret duke numëruar votat. Nëse do duan të bëjnë një protestë të dytë, të tretë, të katërt etj., do të ndodhë ajo që pritet: protestuesit do lodhen, për rrjedhojë do të jenë gjithnjë e më pak. E ç’është më e keqja, do të çmobilizohen e shkurajohen edhe si votues, kur të vijë dita e zgjedhjeve administrative pas një viti.”ka thënë Nano.




